Osimhen futbollisti më i mirë afrikan
12.12.2023 12:43
Sulmuesi i Nigerisë, Victor Osimhen...

Sulmuesi i Nigerisë, Victor Osimhen është shpallur futbollisti më i mirë në Afrikë për vitin 2023 duke lënë mbrapa egjiptianin Mohamed Salah dhe marokenin Achraf Hakimi.
Osimhen gjatë edicionit të kaluar ka ndihmuar Napolin ta fitojë titullin e kampionit në Itali ku kishte realizuar njëzet e gjashtë gola. Ai u bë fituesi i parë nigerian që nga viti 1999 kur e kishte fituar Nëankëo Kanu.
"Është një ëndërr e realizuar. Më duhet të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë udhëtim", ka thënë Osimhen.
Salah shpresonte ta fitonte çmimin për herë të tretë pasi paraprakisht e kishte fituar atë më 2017 dhe 2018. Hakimi nuk e ka fituar çmimin ndonjëherë.
