Liga e Kampionëve rikthehet me super 8 ndeshje
Manchester United në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve...

Manchester United në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, futet me vetëm 4 pikë dhe ndodhen në vendin e fundit në grupin A.
Në këtë ndeshje ata duhet të mundin Bayern Munich tashmë të kualifikuar, dhe shpresojnë gjithashtu që ndeshja tjetër e Grupit A mes Kopenhagës dhe Galatasarayt të përfundojë në barazim, nëse duan të arrijnë në fazën e 16-shes së Ligës së kampioneve.
Në grupin B, dy skuadrat e kualifikara për në fazën e 16-shes në Ligën e Kampioneve janë përcaktuara tashmë. Arsenali dhe PSV kryesojnë me 12 dhe 8 pikë. Në këtë grup vëmendja është përqëndruar në sfidën Lens-Sevija, të cilat kanë nga 5 pikë dhe janë vënë në kërkim të një vend në play-off-in e Ligës së Evropës. Sevilja kërkon fitoren e e saj të parë në këtë fazë të grupeve të Ligës së Kampioneve. Gjë që do t’u jepte spanjollëe mundësinë për t’i rrëmbyer Lensit vendin e tretë në grup.
“Në këtë lloj ndeshjeje të Ligës së kampionëve, nuk mund të bëjmë asnjë gabim, detajet janë shumë të rëndësishme. E dimë që për të përballuar ndeshjen duhet të luajmë vetë një lojë të mirë dhe të jemi të vetëdijshëm për të gjitha detajet”. – tha trajneri i Seviljas, Diego Alonso.
Në grupin C, skuadra e Real Madridit me 15 pikë e ka siguruar pushimin dmëror në mesin e skuadrave më të mira në kontinentin e vjetër. Megjithatë trajneri Ançeloti, para ndeshjes me Union Berlinin, thotë se të përzgjedhurit e tyre duhet të luajnë për fitore.
“Ky është një kompeticion special dhe ne duhet ta respektojmë duke luajtur një lojë të mirë. Në rrezik është vënë edhe serioziteti dhe profesionalizmi ynë, andaj duhet të luajmë një lojë të mirë dhe të përpiqemi ta fitojmë atë.” - u shpreh trajneri i Real Madridit, Karlo Anceloti.
Në ndeshjen e dytë të këtij grupi do përballetn Napoli dhe Braga. Italianëve për të kaluar në fazën tjetër iu mjafton edhe barazimi. Ndërsa në Grupin D, Inter dhe Real Sociedad tashmë kanë kaluar në fazën me eleminim direkt në Uefa Champions League, me vetëm një cështje për të zgjidhur, vendin e parë në grup.
