Ardian Nuhiu shkarkohet nga Shkëndija

12.12.2023 14:20

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova....

Skuadra e  Shkëndijës nga Tetova, ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu. Vetëm 6 muaj zgjati aventura e Nuhiut te klubi tetovar, ku u zyrtarizua në verë për 2 vitet e ardhshme. 

“Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Shkëndija.

Trajneri shkupjan në pankinën e “kuqezinjve”, ishte ulur për plotë 18 ndeshje të kampionatit ku pati 10 fitore 5 barazime dhe 3 humbje me gjithsej 35 pikë, të cilat e renditën në pozitën e tretë të LPFM-së, pas kampionëve në fuqi Struga Trim Lum dhe Shkupit. Në arenën evropiane e drejtoi Shkëndijën në dy takime. Nuhiu në pankinën e Shkëndijës, erdhi në vend të Qatip Osmanit.