Botë
Konferenca për klimën në Dubai, protesta me kërkesë për të shpëtuar planetin
12.12.2023 14:41
Toka po ngrohet, temperatura e oqeaneve është më e lartë se zakonisht...

Toka po ngrohet, temperatura e oqeaneve është më e lartë se zakonisht, akulli i Arktikut po shkrihet, por edhe akullnajat e kontinentit evropian. Pavarësisht situatës shqetësuese, përfaqësues nga 198 vende në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Dubai nuk po arrijnë të bien dakord për reduktimin gradual dhe ndalimin e lëndëve djegëse fosile, kryesisht të naftës dhe qymyrit. Në epokën e ngrohjes globale, drafti i dokumentit përfundimtar nga samiti u hoq pjesa e planifikuar fillimisht për reduktimin e karburanteve fosile dhe u zëvendësua me prodhim të drejtë. Derisa mbahet samiti në Dubai nuk munguan edhe protestat e sektorit joqeveritar, me thirrjet për të shpëtuar planetin.
“Shumë qeveri në botë nuk janë të kënaqura me tekstin e marrëveshjes. Ata kërkojnë një përgjigje më të fortë dhe më efektive ndaj negociatave për klimën. Ne jemi këtu për t'u kujtuar atyre se presim ndalim të karburanteve fosile. Këto janë të drejtat tona të njeriut që duhet të respektohen nga Kombet e Bashkuara dhe vendet shumë të zhvilluara.”, - deklaroi Sebastian Duik nga Qendra për të Drejtën Ndërkombëtare të Mjedisit.
“Propozimi është krejtësisht i pa balancuar. Nuk ka asnjë angazhim në të për financimin publik, pa të cilin nuk do të ketë drejtësi klimatike. Është krejtësisht e papërshtatshme.”, - theksoi Liane Iris Shalatek nga Fondacioni “Heinrich Boll”.
Kontinenti evropian po kalon drejt energjisë së gjelbër dhe burimeve të rinovueshme, por prodhimi i naftës është me rëndësi të madhe për botën arabe dhe shtetet tjera prodhuese të arit të zi.
“Sa u përket lëndëve djegëse fosile, disa duan t'i ndalojnë, disa duan t'i reduktojnë, disa duan formulime të ndryshme. E rëndësishme është që arritëm marrëveshje. Ne nuk duam të bllokojmë procesin, i cili ishte kompleks. Të gjitha palët duhet ta dinë se cili është qëllimi.”, - u shpreh drejtori i KOP28, Majid Al-Suvaidi.
“Nuk mund të them se çfarë ndodhte në dhomat e negociatave, ato ishin të mbyllura për publikun, por ajo që është e qartë është se disa nga vendet fitojnë shumë para nga prodhimi i naftës.”, - theksoi ministri për Zhvillim dhe Politikë Globale të Klimës i Danimarkës, Dan Jorgensen.
Megjithëse dokumenti i konferencës nuk përjashton rreptësisht heqjen graduale të lëndëve djegëse fosile, duke përfshirë përdorimin e qymyrit, megjithatë, ka një pjesë ambicioze për të ulur temperaturën globale me 1,5 gradë celsius deri në vitin 2030.
GYLTENE SINANI
