Qeveria teknike me kryeministrin, Xhaferi: Kovaçevski fton partitë në Qeverinë teknike
Emërimi i kryeministrit teknik, Talat Xhaferi...

Emërimi i kryeministrit teknik, Talat Xhaferi, në 100 ditët e fundit të Qeverisë nuk nënkupton shkelje të Ligjit për Qeveri, thekson kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Kryetari i shtetit mandatin për formimin e Qeverisë ia jep koalicionit me numrin më të madh të deputetëve dhe prej këtu nuk ka asgjë kontestuese me emërimin e Xhaferit.
Kovaçevski apelon që partitë të marrin pjesë në qeverinë teknike, duke pasur parasysh se partia më e madhe opozitare akoma nuk ka sjellë vendim se a do të ketë ministra dhe zëvendësministra në kabinetin qeveritar në 100 ditët e fundit të Qeverisë që do të jenë të obliguar të zbatojnë zgjedhjet.
“Me atë nuk shkelet asnjë ligj. Sa i përket Qeverisë teknike, ajo është obligim ligjor sikurse që është për mua obligim ligjor në 100 ditët e fundit të Qeverisë të dorëzojë dorëheqje me çka e gjithë Qeveria praktikisht është në dorëheqje. Është obligim i të gjitha partive politike të marrin pjesë në Qeveri, e cila do të duhet në nivel teknik t’i zbatojë ligjet. Me këtë do të kemi një proces demokratik pa asnjë njollë, ku vlerësoj se të gjitha partitë politike në bazë të ligjit duhet t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në Qeverinë teknike.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, është i përgatitur për pranimin e funksionit të kryeministrit, ku thotë se do t’i shërbejë qytetarëve sikurse edhe deri më tani. Në VMRO-DPMNE akoma nuk dihet nëse do të marrin pjesë në Qeverinë teknike prej 28 janarit. (Florije Kamberi, TVM2)
