Pensionistët protesta para Kuvendit për pensione më të larta
Pensionistë nga disa qytete të vendit protestuan para Kuvendit....

Pensionistë nga disa qytete të vendit protestuan para Kuvendit me kërkesën për rritjen lineare të pensioneve prej 5 mijë denarësh, si dhe rritjen e pensionit minimal në 18 mijë denarë. Ata kërkojnë që vendimi të merret gjatë kësaj përbërje parlamentare.
“Në markete gjithçka është shtrenjtuar për të gjithë, ilaçet për të gjithë janë njësoj, pensionistët me këto pensione nuk mund të blejnë as ilaçe. Nëse blejnë ilaçe nuk u del për ushqim, e as për fatura.”, - theksoi një pensioniste.
“I ftojmë deputetët, tanimë katër muaj protestojmë dhe kërkojmë para për jetë dinjitoze. Ata njerëz a kanë prindër, fqinjë, miq me 12 apo 13 mijë denarë pension, si jetojnë ata?”, - u shpreh një pensionist.
Ata po ashtu kërkojnë që gratë në moshën 62 vjeçare dhe burrat mbi 64 vjeç të mos paguajnë participim për shërbimet shëndetësore. Në protestë pensionistët shprehën pakënaqësinë e tyre edhe me masat antikrizë. (Fitore Demolli, TVM2)
