Maqedoni

KRRE: Çmimi i rrymës, jo më shumë se 27%

12.12.2023 15:41

Për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Komisioni Rregullator për Energji...

Për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Komisioni Rregullator për Energji do të dalë nga fundi i javës së ardhshme, por kjo rritje nuk mund të jetë më e lartë se 27 për qind, por jo edhe më shumë ashtu siç kanë kërkuar disa kompani energjetike. Nëse konstatohet se duhet të ketë rritje, atëherë çmimet e reja do të hynë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024. Këto vonesa, sipas kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovski, po bëhen për shkak se në të njëjtat kompani akoma nuk kanë përfunduar tenderët për blerjen e energjisë elektrike.
 
“Në bazë të disa përllogaritjeve tona dhe nëse e gjithë kjo do të pranohej dhe do të futen në pjesën e përllogaritjeve në sistemin tonë, shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike do të ishte për 27 për qind. KRRE-ja prej tani futet në analiza të detajuara të kërkesave të këtyre kompanive dhe presim që deri nga fundi i javës së ardhshme do t’i sjellim çmimet e reja të cilat kanë të bëjnë me MEPSO-n, për MEMO-n, si dhe për Elektrobistribuimin. Pastaj varësisht prej ndryshimeve të ligjit për energjetikë, furnizuesi universal do të bëjë përllogaritjen finale dhe të njëjtat i dorëzon për kontroll tek KRRE-ja.”, - deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
 
Bislimovski poashtu theksoi se i sigurojmë qytetarët se do të pranohen dhe miratohen vetëm ato lëndë që do të mundësojnë një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë elektrike, ekskluzivisht në parimin e amvisërisë. Ndërsa profesori Rubin Taleski potencoi se kjo reformë do të përfundojë procesin e faturave të drejta dhe do të sigurojë një shpërndarje të drejtë të kostove midis atyre që përdorin rregullisht rrjetin. 
 
“Ky tarifim do të mundësojë një shpërndarje më të drejtë, dikush mund ta quajë si tatim i luksit, por unë mund të them se ato të cilët kanë shtëpi pushimi, apo që kanë dy apo tre banesa, por nuk mund të jetojnë në të dyja pronat në të njëjtin moment do të paguajnë më shumë përmes tarifës fikse për përdorimin e rrjetit ose përdorin prodhimin e tyre të energjisë elektrike nga fotovoltaikët.”, - theksoi profesori universitar, Rubin Taleski. 
 
Bislimovski po ashtu theksoi se shpenzimi i energjisë elektrike është ulur për 10 për qind dhe si shkas shihet ndërtimi i shumë fotovoltaikëve dhe ky trend duhet të vazhdojë. 
 
FITIM KRYEZIU