Maqedoni
Instituti i Mushkërive te Fëmijët, ”Kozle”, fitoi çmimin ndërkombëtar për cilësinë
23.03.2015 17:07
Instituti për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët, “Kozle”, fitoi çmimin ndërkombëtar për cilësinë e shërbimit në njohjen...

Instituti për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët, “Kozle”, fitoi çmimin ndërkombëtar për cilësinë e shërbimit në njohjen dhe zbatimin e të gjitha standardeve dhe protokolleve për shërimin e fëmijëve në fushat e Pneumologjisë, Alergologjisë dhe Tuberkulozit. Këtë çmim ndërkombëtar e mori në Paris, ku morën pjesë kompani dhe institucione prej 90 vendeve, tha drejtori i Institutit të “Kozles”, Oliver Zafirovski.
“Çmimi i fituar është njohje e shumë kolegëve jashtë vendit, që bashkëpunojmë me vite dhe edukimin që e kanë mbajtur 25% të mjekëve të institutit përmes projektit të Ministrisë së Shëndetësisë. Çmimi na mundëson bashkëpunim më të gjerë me më shumë institucione të botës”- deklaroi drejtori i Institutit të “Kozles”, Oliver Zafirovski.
Zafirovski, më tej shtoi se në vitin 1952 Instituti “Kozle” filloi të punojë si një spital për shërimin e tuberkulozit te fëmijët dhe 95% e pacientëve janë trajtuar nga kjo sëmundje.
Sipas Zafirovskit, një numër i vogël i pacientëve trajtohen nga Tuberkulozi, ndërsa numri më i madh i pacientëve merr shërbime shëndetësore në fushat e Pulmologjisë, Alergologjisë, Patologjisë kronike dhe gjithçka që është pjesë e Pulmologjisë pediatrike.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
