Maqedoni

Boçvarski: Kemi avancim të politikës transportuese

12.12.2023 17:33

Raporti i ekspertit nga kontrata Fidik do të dorëzohet në Qeveri...

Raporti i ekspertit nga kontrata Fidik do të  dorëzohet në Qeveri për shtatë deri më dhjetë ditë dhe pas saj do të dihet se si do të vazhdojë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër. Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski,  potencon se ndërtimi nuk do të ndërpritet, sepse raporti do të jep sqarim se cila është mënyra më shpejt përmes së cilës do të  realizohet projekti.
 
“Nuk ka askush dilemë se kjo autostradë duhet të përfundohet, nuk kemi të bëjmë me ndërprerjen e ndërtimit, por në cilin drejtim dhe përmes cilave hapa do të arrijmë deri te realizimi më i shpejtë  që  kjo autostradë të jetë stabile dhe e sigurt për lëvizjen e qytetarëve dhe këtë do ta sigurojnë ekspertët pas përgatitjes së raporteve.”, - deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. 
 
Bjorkmund: Ende duhet të punohet në këtë drejtim
 
Përderisa tek ne stagnon projekti për autostradën drejt Ohrit nga Drejtoria Evropiane me rekomandim se në sferën e transportit kemi ende shumë punë për të bërë. 
 
“Ne i përshëndesim të gjitha angazhimet që bëjnë vendet, por edhe më tej jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Tre të katërtat e legjislatives ende duhet të zbatohen në tërë rajonin dhe për këtë shkak duhet edhe të rriten angazhimet në këtë drejtim.”, - theksoi drejtoria e Transportit pranë KE-së, Mona Bjorkmund. 
 
“Kishim mundësi që me ministrin të dalim në teren dhe t’i vizitojmë vendet e ndryshme të korridorit 8, të shohim se si po zhvillohet përkthimi i projekteve dhe këto janë të gjitha projektet që do të mundësojnë të lidhet vendi juaj me vendet fqinje,  me vendet e Detit Mesdhe dhe me vendet nga Evropa Veriore përmes korridorit 8.”, - u shpreh drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese, Matej Zakonjshek. 
 
Në ndërkohë vendet nga rajoni punojnë në lehtësimin e transportit dhe tregtisë që të përgatiten për anëtarësim në BE. 
 
FLUTURA LATIFI