Maqedoni
“Bomba” XIII, parcela në Vodno dhe rrënimi i “Kosmosit”
23.03.2015 17:19
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi sot biseda telefonike të cilat, sipas tyre, dëshmojnë se kryeministri, Nikolla Gruevski, është pronari i vërtetë i truallit në Vodno...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi sot biseda telefonike të cilat, sipas tyre, dëshmojnë se kryeministri, Nikolla Gruevski, është pronari i vërtetë i truallit në Vodno, për të cilin ai thoshte se nuk është e vërtetë.
Duke prezantuar gjashtë bisedat e përgjuara mes Gruevskit dhe ministrit, Mile Janakieski, Zaev tha se këto audio-xhirime tregojnë se si kreu i qeverisë merret vesh dhe pyet për hollësitë e truallit, ku bën plan që të ndërtojë vilën e tij.
Në një nga bisedat e përgjuara, kryeministri Gruevski dhe Janakieski bisedojnë edhe për kompleksin “Kosmos”, ku njoftojnë njëri-tjetrin për mbulesën manipulative që i kanë bërë Fiat Canovskit.
“Tani Nikolla Gruevski shkon në të gjithë vendin, duke luajtur në dy karta, me lutje dhe kërcënime, nëse kjo për të cilën lutet nuk i pranohet. Gruevski nuk kupton që në të më nuk ka besim dhe as nuk i besohet. Me të mbesin vetëm ata që patën frikë prej tij dhe ata që përfitojnë prej tij”- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev, sërish bëri thirrje që jo vetëm kryeministri Gruevski, por të gjithë bashkëpunëtorët e tij të japin dorëheqje dhe të largohen nga skena politike.
“Nikolla Gruevski, ky është fundi, mos e malltreto më shumë më Maqedoninë, jep dorëheqje dhe lejoi që edhe bashkëpunëtorët e tu ta bëjnë të njëjtën. Do të publikojmë dëshmi edhe për shumë kriminalitete tjera dhe punë joligjore. Ne jemi pjesë e popullit tonë. Gjithkush është i mirëpritur të bashkohet me ne, por tani është koha e duhur, sepse kot është kur pas betejës shfaqen shumë luftëtarë. Qëllimi ynë është që Maqedonia të dalë fituese”- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev, edhe njëherë bëri të ditur se do të publikojë gjithçka që posedon e që flet për veprimtaritë kriminale, qoftë edhe të politikanëve shqiptarë.
SANIJE KASAMI
