Maqedoni

Komuna e Çairit: Shkurtimi i bllok-dotacioneve dëmton shkollat

12.12.2023 18:18

Komuna e Çairit ka reaguar rreth shkurtimit të bllok-dotacineve për shkollat fillore në këtë komunë....

Komuna e Çairit ka reaguar rreth shkurtimit të bllok-dotacineve për shkollat fillore në këtë komunë. Udhëheqësi i sektorit të financave në këtë komunë thotë se 10 shkollat fillore rrezikojnë të përballen me mungesa të shumta, për shkak se mjeteve të shkurtra në bllok-dotacione. Shkollave fillore të Çairit, sipas tij në vitin 2024 do t’ju mungojnë mjete në vlerë prej 30 deri në 35 milionë e denarë, e që duhet mbuluar nga buxheti komunal.
 
“Planifikimi i bllok-dotancioneve për arsimin fillor është në vlerën e 525 milionë denarëve ku vetëm për rrogat e mësimdhënësve dhe regresit kap shifrën e 500 milion denarë është tepër e vogël për mbulimin e harxhimeve të tjera përfshirë ngrohjen qendrore, naftën, energjinë elektrike, kushtet higjienike dhe mirëmbajtje. Urgjentisht kërkoj nga ministria që të rishqyrtojnë këtë vendim, sepse dëmtojnë shkollat fillore të 10 mijë nxënësve.”, - deklaroi përgjegjësi për Sektorin e Financave në Komunën e Çairit, Blerim Sulejmani.
 
Shaqiri: Reagimi i Komunës së Çairit i paqëndrueshëm
 
Por këto pretendime për TVM-2 i demanton ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili thotë se pretendime të tilla ka pasur edhe Komuna e Tetovës, por Shaqiri thotë se buxheti për vitin 2024, përfshirë bllok-dotacionet, është më i madh në krahasim me vitin aktual.
 
“Është ngritur shqetësimi, por unë dua t’i garantoj se ashtu siç kemi vepruar gjatë vitit 2023, ne brenda vendimeve të Qeverisë kemi rritur bllok-dotacionet dhe nuk e shoh të arsyeshme reagimin e tyre, sepse edhe vitin paraprak kur patëm rritjen e pagave 15% bllok-dotacionet gjatë vitit u plotësuan konkretisht në komunën e Çairit ose në komunën e Tetovës. Si konkluzion e përgjithshme është se në vlerë totale bllok-dotacionet ose vlera për të gjithë komunat është më e lartë në përqindje, por për arsye të dinamikës së realizimit të kërkesës se vitin paraprak kishim rritje fillestare në muajin janar dhe patëm rritje në muajin shtator dhe kjo e bën diferencën.”, - theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Ministri Shaqiri njëherit thekson se u garanton komunave që ashtu si në vitin 2023 do të plotësohet çdo nevojë e komunave. 
 
GAZMEND REXHEPI