Maqedoni

Dibër, në protesta nxënësit e gjimnazit

23.03.2015 17:42

Me moton “Ne jemi kundër ligjeve të këqija” protestuan sot nxënësit e Gjimnazit të Dibrës” 28 nëntori”...

Me moton “Ne jemi kundër ligjeve të këqija” protestuan sot nxënësit e Gjimnazit të Dibrës” 28 nëntori”, ata, nga oborri i gjimnazit ku edhe u tubuan, marshuan drejt sheshit “Skënderbe”, por edhe lexuan deklaratën e tyre të shprehur kundër modelit të ri të maturës shtetërore, e cila përfshin si lëndë të detyrueshme lëndën e matematikës.
 
Ata vlerësojnë se jo çdo nxënës ka mundësi që ta përvetësojë matematikën.
 
Në protestë nxënësit kërkuan që në protestat e ardhshme të gjejnë përkrahje edhe nga qytetarët dhe prindërit e tyre.
 
ATLI DEMA