Aksion policor në rajonin e Shkupit, bastisje nëpër disa kompani
13.12.2023 10:28
Policia mëngjesin e sotëm...

Policia mëngjesin e sotëm ka nisur aksion policor në Shkup.
Nga MPB-ja kanë konfirmuar për “A1on” se janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, ndër të cilat disa kompani të Shkupit që kanë qenë të përfshira në krim ekonomik.
Në terren janë edhe forcat speciale dhe siç dihet tashmë janë arrestuar disa persona. Ministria e Brendshme konfirmon se kërkimet dhe arrestimet janë në vazhdim, ndërsa gjatë ditës do të njoftojë më shumë për qëllimin e aksionit.
