Kovaçevski në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, në fokus përafrimi i RMV-së drejt BE-së

13.12.2023 10:50

Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot merr pjesë në Bruksel në  Samitin BE-Ballkani Perëndimor, në të cilin tema kryesore është përforcimi i angazhimit politik të BE-së me vendet e rajonit, përfarimi i shteteve drejt BE-së, vendosja e themeleve për rritje ekonomike, si dhe zbutja e pasojave nga agresioni rus mbi Ukrainën.

Në këtë samit përskaj liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të merr pjesë edhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell; kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen, si dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla.

Pritet që në fund të Samitit të miratohet deklaratë e përbashkët në të cilën, sipas njoftimeve, do të theksohet energjia e re në marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe qasja e re në procesin e anëtarësimit.