Liga e Kampionëve, PSG me çdo kusht kërkon fitoren në Dortmund
Me ndeshjet e sotme përfundon faza e garave në grupe....

Me ndeshjet e sotme përfundon faza e garave në grupe të Ligës së Kampionëve. Tani më janë mësuar emrat e 14 skuadrave të cilat verën e ardhshme do të luajnë në 1/8 e finales.
Në Grupin F do të jetë një sfidë në distancë: nga njëra anë PSG-ja e tij, e angazhuar në Uestfalenstadion kundër një Dortmundi tashmë të kualifikuar, nga ana tjetër Milani dhe Newcastle, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në St. James' Park.
Me një fitore parisienët do të merrnin gjithçka, kualifikimin dhe vendin e parë, ndërsa me një barazim apo një humbje rrezikonin të parakaloheshin nga një prej dy ndjekësve.
Trajneri i “milionerëve” gjerman Terziç, para ndeshjes ka thënë se hakmarrja është fjalë e gabuar në sport.
"Më duket hakmarrja është fjala e gabuar në sport. Ajo që më motivon mua dhe ne, është të fitojmë ndeshjet. Ne do të luajmë përballë 81,000 shikuesve kundër Parisit, dhe ky është motivim i mjaftueshëm për të dhënë gjithçka dhe për të dalë nga fusha. si fitimtarë. Ne kemi parë forcën dhe cilësinë e kundërshtarëve tanë. Ne kemi parë gjithashtu se ata kanë pasur gjithmonë probleme me mbrojtjen dhe mbylljen e hapësirave, veçanërisht në ndeshjet jashtë.” – tha trajneri i Borusia Dortmund, Edin Terziç.
Në grupin “H”, Barcelona dhe Antverpeni janë të sigurtë. Skuadra katalanase do të vazhdojë garat në Ligën e Kampionëve, ndërsa belgët iu kanë dhënë fund paraqitjeve në garat evropiane. Në luftë për vendin e dytë janë Porto dhe Shakhtar Donetsk.
“Patjetër ne duhet të përmirësojmë gjërat. Ka pasur ndryshime këtë vit, me lojtarë shumë të rinj dhe lojtarë të rinj të ardhur. Ne jemi në ndërtim e sipër. Kemi ardhur nga dy vite që luajmë në Ligën e Evropës, dhe tani jemi duke garuar në Ligën e Kampionëve ndërsa tashmë jemi kualifikuar në 1/16 e finales.” – u shpreh trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Renditja përfundimtare në Grupin “G” të Ligës së Kampionëve, ishte mëësuar para dy javëve kur Jang Bojs në terren vendas e mundi Crvena Zvezdën, ndërsa Manchester Citi me përmbysje e mundi Lajpcig. Kështu ndeshjet e kësaj mbrëmje nuk kanë ndonjë rëndësi sa i përket rezultatit.
