Botë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Tiranë, nënshkruhen 11 marrëveshje bashkëpunimi

23.03.2015 17:46

Një vit pas mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri–Kosovë, kabinetet kryeministrore janë mbledhur sërish, por kësaj here në Tiranë...

Gjatë mbledhjes, që ka zgjatur rreth dy orë dhe që u zhvillua nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, kryeministri, Edi Rama, lëshoi akuza të ashpra në drejtim të Bashkimit Evropian.
 
Me tone pak më të ulëta ka përcjellë të njëjtin shqetësim edhe homologu i tij kosovar, Isa Mustafa. Ai e cilësoi si turp të madh vendosjen e regjimit të vizave për Kosovën. 
 
Duke iu referuar situatës në rajon edhe gjatë kësaj mbledhje, kryeministri, Edi Rama, nuk ka lënë pa përmendur sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Maqedonisë, sidomos me Marrëveshjen e Ohrit.   
 
Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë ka përfunduar me nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh të rëndësishme në fushën ekonomike, kulturore dhe të sigurisë.
 
LULJETA NDOKA