Bayern Munich eliminoi Manchester United
Janë luajtur të martën takimet e fundit të grupeve A, B, C dhe D...

Janë luajtur të martën takimet e fundit të grupeve A, B, C dhe D të Ligës së Kampioneve, të cilat kanë përcaktuar edhe dy biletat e fundit për në turin e 16-shes, si dhe skuadrat që vijojnë më tej në Ligën e Evropës. Skuadra e Bayern Munich, me 16 pikë të fituara është renditur e para në Grupin “A” të Ligës së Kampionëve. Me fitoren minimale 0:1 ndaj Manchester United, “bavarezët” iu bën shërbim turqive të Galatasaryt të cilët garat në këtë grup I përfunduan në pozitën e tretë. Kështu Galatasaray, falë fitores së Bayern Munich me golin e Coman (70), në verë do të luajë në Europaleague. Manchester United sezonin e sivjem në Ligën e Kampionëve e përfundoi në pozitën e katërt të Grupit “A”. Kopenhaga me 8 pikë përfundoi në pozitën e dytë pas Bayernit.
Grupi A
Kopenhagen - Galatasaray 1:0
Lerager 58
Manchester United - Bayern 0:1
Coman 71
Sezoni evropain përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme për Sevillan, duke konfirmuar se është në krizë. Këta në ndeshjen e fundit të Grupit “B”, në transfertë me rezultatin 2:1 u mundën nga Lens. Ishte kjo ndeshja e cila direkt vendoste se cila nga këto dy skuadra do zërë vendin e tretë dhe në pranverë do të lunate në Europaligë. Kështu Sevilla nuk do të mund të mbrojë as titullin e fituesit të Europaligës, pasi përfundoi si e katërta në grupin e saj. Megjithatë Sevilla, shënoi një moment historik në këtë kompeticion, pasi me golin e realizuar nga pika e bardhë, Ramos u bë mbrojtësi që ka realizuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve. Ramos shënoi golin e tij të 17-të në Champions, duke lënë pas Gerard Pique-n dhe Roberto Carlos, të dy me nga 16 gola.
Grupi B
Lens – Sevilla 2:1
Frankoëski 63p, Fulgini 90+6/ Ramos 79 p
PSV – Arsenal 1:1
Vertessen 50 / Nketiah 42
Real Madrid në një ndeshje dramatike me rezultatin 3:2 në transfertë e ka mudur Union Berlin. Me këtë humbje skuadra nga Berlini, mbeti pa pozitën e tretë në Grupin “C” dhe kualifikim në Europaligë, ndërsa skuadra “mbretërore” me një sukses të shkëlqyeshëm përfundoi fazën e garave në grupe. Reali është i pari në grup me 18 pikë, pas tyre janë kampionët e Italisë – Napoli me 19 pikë. Kroati Luka Modriç, humbi rastin të shënonte nga pika e bardhë dhe të bëhej futbollisti më në moshë i “mbretërve”, që ka shënuar në Ligën e Kampionëve.
Grupi C
Napoli - Braga 2:0
Saatci 9-ag / Osimhen 33
Union Berlin - Real Madrid 2:3
Volland 45+2, Kral 85 / Joselu 61, 73, Ceballos 89
Në ndeshje për vendin e parë në Grupin “D”, Inter - Real Sociedad, në Milano luajtën baraz pa gola. Në këtë mënyrë skuadra spanjolle përfundoi në pozitë e parë. Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 12 pikë, por spanjollët kanë golaverazhin më të mirë plus 5 gola. Po ashtu edhe Benfica dhe Salzburg, garat në grupe i përfunduan me nga 4 pikë, por në fund portugezët përfunduan në pozitën e tretë dhe do të luajnë në Europaligë, ndërsa Salzburgu është i katërti në renditje.
Grupi D
Inter - Real Sociedad 0:0
Salzburg - Benfica 1:3
Suçiç 57 / Gourna-Douath 10, Silva 45+1, Cabral 90+3
