Pendarovski për luftën kundër korrupsionit: Të ketë hetime, vendime të plotfuqishme në kohë
Lufta kundër korrupsionit kërkon udhëheqje etike...

Lufta kundër korrupsionit kërkon udhëheqje etike, në vetë institucionet, duhet të insistojnë në hetime dhe gjykime të plotfuqishme në kohë. Apeloj tek të gjithë aktorët politikë që të përfshihen në mënyrë konstruktive në këtë proces, deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në seancën e gjashtë plenare në temë “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian: Vlerat themelore sociale për të ardhmen evropiane.
“Praktikat dhe kultura institucionale që mundësojnë korrupsionin sistemik mund të ndryshohen vetëm nga brenda ose me fjalë të tjera, lidershipi etik brenda vetë institucioneve është i nevojshëm. Për të reduktuar në mënyrë drastike korrupsionin, duhet të insistojmë jo vetëm në hetime, por edhe në aktgjykime të formës së prerë që tregojnë se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë, edhe për më të fuqishmit dhe për më të pasurit.”, - deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
“Siç e pamë, procesi i skriningut me sukses u realizua javën e kaluar dhe dua t’i uroj të gjithë që janë përfshirë në këtë proces që u realizua me sukses. Në nëntor në raportin për sundimin e së drejtës u tha se lirimi kontrovers i kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe mosbesimi tek gjykatësit dhe institucionet ishin tema shqetësuesve për vendin. U tha po ashtu të bëhen angazhime për rastet e frikësimit të gjykatësve dhe kjo u dha për obligim institucioneve shtetërore dhe gjyqësore që të ndërmerren masa në këtë drejtim.”, - theksoi shefi i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir.
