Xavi: Jemi në 1/16 e finales
Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se gjendet në gjysmë të rrugës...

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se gjendet në gjysmë të rrugës për ta ofruar një skuadër të madhe të Barcelonës. Katalonasit janë mposhtur në fundjavë nga Girona në kuadër të La Liga.
Cavi duke komentuar humbjen është shprehur se skadra e Barcelonës është në ndërtim e sipër.
“Patjetër ne duhet të përmirësojmë gjërat. Ka pasur ndryshime këtë vit, me lojtarë shumë të rinj dhe lojtarë të rinj të ardhur. Ne jemi në ndërtim e sipër. Kemi ardhur nga dy vite që luajmë në Ligën e Evropës, dhe tani jemi duke garuar në Ligën e Kampionëve ndërsa tashmë jemi kualifikuar në 1/16 e finales.”-, ka thënë ai.
Barcelona e cila tashmë ka siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Champions League ndeshet të mërkurën me skuadrën e Antëerp. Nga Grupi H që kryesohet nga skuadra spanjolle, në luftë për vendin e dytë janë Porto dhe Shakhtar Donetsk.
