Bayern me rekordin në Champions League
Fitorja e djeshme ndaj Manchester United....

Fitorja e djeshme ndaj Manchester United, 1-0 në “Old Trafford”, e çoi në 40 numrin e rezultateve pozitive radhazi të Bayern Mynih në fazën e grupeve të Champions League.
Kjo do të thotë që kampionët e Gjermanisë kanë më shumë se 6 sezone që nuk njohin humbje në fazën e grupeve në këtë turne. Në 40 ndeshjet e fundit, bavarezët kanë arritur 36 fitore e vetëm 4 barazime.
Një rekord i jashtëzakoshëm ky për skuadrën e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel, që ndaj Manchester United fitoi falë një goli të Kinsley Coman (minuta 70).
Bayern u rendit në vendin e parë në grup dhe avancoi në fazën tjetër. Përpos kësaj, Bayern Mynih i ka fituar 9 ndeshjet e fundit jashtë fushe në fazën e grupeve, gjë që nuk e ka bërë askush më parë.
