Maqedoni

Ali Ahmeti përshëndet mbledhjen e qeverive Shqipëri-Kosovë

23.03.2015 17:48

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë, duke theksuar se këto takime shërbejnë për një rajon sa më të integruar.

“Përshëndes mbledhjen e dytë të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, që po mbahet sot në Tiranë, si dhe nënshkrimin e shumë marrëveshjeve, që do të përafrojnë edhe më shumë qytetarët jo vetëm të të dy vendeve, por edhe të rajonit. Këtyre përpjekjeve për një rajon sa më të integruar do t'u bashkangjitemi edhe ne nëpërmjet të mbledhjeve tashmë të dakorduara të Qeverisë së Maqedonisë me ato të Shqipërisë dhe Kosovës. E ardhmja e rajonit është në përafrimin sa më të madh të vendeve tona dhe largimin e kufijve midis nesh në rrugëtimin tonë të përbashkët euroatlantik, duke ndjekur shembullin e Evropës së Bashkuar”- theksoi Ahmeti.