Maqedoni

Ligji për mbrojtjen e informatorëve, paraqitja e sjelljeve të dënueshme, e mbrojtur

13.12.2023 15:55

Ndonëse e ulët, ka filluar të rritet numri i qytetarëve të cilët paraqesin, gjegjësisht zbulojnë ndonjë veprim...

Ndonëse e ulët, ka filluar të rritet numri i qytetarëve të cilët paraqesin, gjegjësisht zbulojnë ndonjë veprim apo parregullsi që janë të dënueshme, joetike e që rrezikon interesin publik. Në bazë të Ligjit për mbrojtjen e informatorëve, ata kanë mundësi që njohuritë e tyre për veprime të dënueshme t’i paraqesin në zyrat përkatëse, dyshime të cilat në bazë të dëshmive do të procesohen më tutje. Paraqitje të tilla më së shumti janë vërejtur në zyrën e Komisonit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për shkak të mundësisë dhe besimit që ka institucioni që parashtruesi bën për ruajtjen e anonimitetit. Mungon përkushtimi dhe promovimi se denoncimet për veprimet e kundërligjshme janë të mbrojtura.
 
“Apelojmë në pranim të gjerë të ligjit, inkurajim dhe respektimin e denoncimit të mbrojtur, mbrojtja e denoncuesve, si dhe pranimi i obligimeve që dalin, rregullat e fushës, sepse ata janë barrë më e vogël administrative dhe financiare që do të ishte rrjedhojë e përgjegjësisë për shkak të mosndërmarrjes së masave për eliminimin apo reduktimin e rreziqeve juridike.”, - deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Muhamet Toçi.
 
“Kishim një gjendje kur nuk kishte asnjë lloj denoncimi dhe zbatim të ligjit. Nga kjo përbërje e Komisionit u bënë shumë përpjekje se nëse qytetarëve me të vërtetë u nevojitet besim i ri në ndonjë institucion dhe se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga viti 2019 e ka bërë këtë dhe ndodhi një lëvizje në zbatimin e ligjit.”, - theksoi anëtarja e KShPK-së, Sofka Pejovska Dojçinovska.
 
Këto konstatime u dhanë gjatë debatit publik për propozim-ligjin për mbrojtjen e informatorëve që së shpejti duhet të kalojë në Kuvend.
 
FLORIJE KAMBERI