Maqedoni
Prokuroria për krim të organizuar, 9 të arrestuar për shkatërrimin e Hotelit “Sharr An”
13.12.2023 17:39
Një grup i organizuar kriminel e ka shkatërruar Hotelin “Sharr An” në Çarshi të vjetër të Shkupit...

Një grup i organizuar kriminel e ka shkatërruar Hotelin “Sharr An” në Çarshi të vjetër të Shkupit, i cili ka statusin e monumentit të mbrojtur të kulturës. Për këtë qëllim, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka ngritur hetime ndaj 11 personave, 9 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në arrati. I dyshuari i parë është kryetari i Këshillit të drejtorëve të Shoqërisë Aksionare, edhe pse e ka ditur se hoteli është me statusin e monumentit të trashëgimisë kulturore në vend që ta mbrojë, ka kërkuar shkatërrimin e hotelit në fjalë.
“Katër pjesëtarë të grupit, si punëtorë ndërtimi, pa dokumentacion për lejimin e veprimeve për prishje, duke përdorur mekanizëm, kanë kryer shkatërrim të kundërligjshëm të objektit autentik Hotel “Sharr An”. Njëkohësisht dy nga organizatorët dhe një pjesëtarë të grupit, në cilësinë e personave zyrtarë, detyra e të cilëve është marrja e masave për mbrojtjen e palujtshmërive të trashëgimisë kulturore edhe pse e kanë ditur qëllimin e shkatërrimit të objektit autentik Hotel “Sharr An”, kanë lejuar shkatërrimin e tij të plotë.”, thonë nga Prokuroria, duke shtuar se mallverëzime janë bërë edhe me dokumentet kadastrale të objektit, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 180 milionë denarësh.
VALBON BEXHETI
