VMRO-DPMNE: Zaev, me materiale të montuara po manipulon
Populli është ai që vendos se kujt i beson dhe kujt ia jep përkrahjen, nëse politikës së bashkëpunimit me qendrat e huaja në kundërshtim me interesin e tyre...

Populli është ai që vendos se kujt i beson dhe kujt ia jep përkrahjen, nëse politikës së bashkëpunimit me qendrat e huaja në kundërshtim me interesin e tyre, kanosjeve, montimeve dhe gënjeshtrave që i bën Zaev dhe LSDM, apo politikës së projekteve, fabrikave, rrugëve të reja, shkollave, spitaleve, rrogave më të larta dhe pensioneve që i bën VMRO-DPMNE.
Kështu thuhet në reagimin e partisë maqedonase në pushtet ndaj pres-konferencës së sotme të LSDM-së, sipas të cilës, Zaev ka vazhduar skenarin destruktiv dhe pa përkrahjen e qytetarëve të publikojë materiale të montuara. Pretendimet dhe konstruksionet e Zaevit janë një manipulim i plotë me të pavërteta, theksojnë nga VMRO.
Paralajmërimet bombastike për biseda të konstruktuara janë vetëm dëshmi se edhe Zoran Zaev është i vetëdijshëm për manipulimet e tij.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se qeveria tanimë ka njoftuar se kryeministri, Nikolla Gruevski, nuk posedon kurrfarë prone jashtë asaj që është paraqitur në fletë-anketën e tij.
