Gjykata Penale në Shkup, fjalët përmbyllëse për rastin “Llaskarca”
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup...

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot do të mbahen fjalë përmbyllëse për rastin “Llaskarca”, i cili ka të bëjë me aksidentin e autobusit që ndodhi në shkurt të vitit 2019 dhe në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.
Fjalë përmbyllëse duhet të japë prokurori publik, e më pas mbrojtja e të pandehurve, pas së cilës Gjykata do të duhet të caktojë shpalljen e aktgjykimit.
Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019, janë: Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”; personi përgjegjës për transportin në kompaninë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.
Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
