Kovaçevski: Ndryshime kushtetuese, më pas konferenca ndërqeveritare
Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përçoi mesazh nga Brukseli se ka gatishmëri për zgjerimin e BE-së si asnjëherë më parë, por se është konfirmuar se “frenuesi i vetëm i vendit anti BE dhe anti NATO është koalicioni prorus i VMRO-DPMNE-së dhe Partisë “E Majta”.
Qytetarët tanë mund të sigurohen që me këta politikanë do t'u hiqet mundësia për t'iu bashkuar shpejt familjes progresive evropiane.
Në konkluzat e BE-së, sipas Kovaçevskit thuhet qartë se vendi ynë sapo të plotësojë kushtin për implementimin e amendamenteve në Kushtetutë, menjëherë do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare.
“Në Samitin BE-Ballkani Perëndimorë ishte një mundësi e mirë që në nivel më të lartë të flasim për ardhmërinë e përbashkët evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përkatësisht vendosmëria jonë e fuqishme dhe vizioni që BE-ja, ashtu si edhe deri më tani mbetet partneri më i madh dhe më i sigurt i RMV-së dhe rajonit. Edhe këtu në Bruksel potencova se vendi i Maqedonisë është në BE dhe nga ky proces nuk tërhiqemi. Si Qeveri punojmë palodhshëm për ta arritur qëllimin tonë strategjik anëtarësim në BE deri në vitin 2030, të sigurojmë jetë më të mirë dhe të dinjitetshme në vend, me rroga më të larta dhe pensione, më shumë para për qytetarët, më shumë vende pune, standard më të mirë jetësorë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, funksionim më të mirë në të gjitha proceset demokratike dhe juridike. Të sigurojmë standard dhe vlera evropiane në vend, në Maqedoninë e Veriut. Si asnjëherë më parë ekziston gatishmëri për zgjerimin e BE-së. Kjo gjithmonë ka aspektin gjeopolitik. Nëse i shihni të gjitha zgjerimet në të kaluarën ishin të shoqëruara me momente gjeopolitike kur kanë ndodhur, por në këto momente është esenciale të përforcohet siguria evropiane dhe stabiliteti dhe ky proces i anëtarësimit mund të përshpejtohet, por kjo do të bazohet në merita të secilit vend veç e veç, por edhe gatishmëria për të sjellë vendimet e nevojshme. U konfirmua se pengesë e vetme e shtetit kundër BE-së, kundër NATO-s është koalicioni pro rus i VMRO-DPMNE-së dhe e Majta. Por, edhe përkundër kësaj, në Bruksel për shtetin tonë kishte diskutime pozitive dhe përkrahje të mëtejme të liderëve evropian për rrugën e trasuar të RMV-së drejt BE-së. Kjo është qartë e theksuar në konkluzat e BE-së ku qartë thuhet se Maqedona e Veriut sapo ta plotësojë kushtin e saj për implementimin e amendamenteve në Kushtetutë, menjëherë do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
