Kuvendi i Shqipërisë, deputetët tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend

14.12.2023 12:23

Në përpjekje për të hyrë në Parlament, deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit shkaktuan kaos...

Në përpjekje për të hyrë në Parlament, deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit shkaktuan kaos dhe thyen xhamat e derës kryesore. Ata u përplasën edhe me punonjësit e gardës, në një akt të paprecedentë.
 
Mes tymueseve PS-ja miratoi sot rregulloren e re, e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.
 
Gazment Bardhi paralajmëroi dërgimin e rregullores së re në Gjykatën Kushtetuese, socialisti Bledi Çuçi nuk shfaqi asnjë pendesë, duke thënë gjithçka bëhet vetëm për Sali Berishën.
 
“Në një akt të paprecedent, me heshtje dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me Marrëveshjen me Italinë për emigrantët, akt që shoqërohet me pezullimin e procedurës parlamentare të ratifikimit të saj nga Kuvendi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës është një proces formal, që nuk kërkon shqyrtimin në themel dhe as kohë për analizë të thelluar.”, - tha Gazment Bardhi
 
“Pa diskutim që do ta votojmë. Ne nuk kemi diskutuar mandatin edhe të kolegëve tanë kur vjen puna kur SPAK kërkon një gjë të tillë dhe nuk diskutohet fare që ne do ta votojmë pro.”,- thaBledi Çuçi
 
Në seancë u anulua votimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët, që u pezullua dje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
 
LULJETA NDOKA