Maqedoni

Komisioni për Financa dhe Buxhet, refuzohen amendamentet e VMRO-së për komunat

14.12.2023 14:04

Komisioni për Financa dhe Buxhet refuzoi amendamentet e VMRO-DPMNE-së...

Komisioni për Financa dhe Buxhet refuzoi amendamentet e VMRO-DPMNE-së sa i takon investimeve në përmirësimin e infrastrukturës të sistemeve për furnizim me ujë dhe menaxhimin me ujërat e zeza, sikurse në komunat e Jegunovcës, Velesit, por edhe Strugës. Deputeti Axhioski, skeptik se diçka do të ndërtohet vitin që vjen.
 
“Projektet për furnizim me ujë dhe menaxhimin me ujërat e zeza është ulur për 63%. Ky është edhe një vërtetim shtesë për atë që flas se vitin e ardhshëm nuk do të ndërtohet asgjë.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mirçe Axhioski.
 
“Është evidente se duhet të ndryshojë politika e pushtetit qendror dhe të rritet mbështetja dhe pikërisht ky është qëllimi i VMRO-DPMNE-së, që ta prezantojë nëpërmjet programit “Platformë për të ardhmen”, ku komunat dhe problemet reale me të cilat përballen qytetarët do të jenë në fokusin e programit.”, - theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Veljanovski. 
 
Nga LSDM-ja thonë se Qeveria është e fokusuar në përmirësimin e kushteve të jetesës me projekte të reja, ndërkohë që të vjetrat janë në fazë përmbyllëse.
 
“Ky projekt veç më po përfundon, kanë mbetur vetëm mjete për pagesën e projekteve në fazën përfundimtare. Tani janë planifikuar mjete të reja në pjesën e përmirësimit të infrastrukturës për furnizim  të komunave me ujë, e dini se me projektin e Qeverisë nis përmirësimi i infrastrukturës për furnizim me ujë në komuna, ku vetëm për komunën e Strugës janë ndarë 1 milion euro.”, - u shpreh deputetja e LSDM-së, Lolita Ristova.
 
Komisioni vazhdon punimet për buxhetin e rëndë 5,5 miliardë euro deri në shterjen e shqyrtimit të 272 amendamenteve, nga të cilat 250 janë parashtruar nga deputetë të VMRO-DPMNE-së.
 
MERAL ISMAILI