Danimarka e Suedia në gjysmëfinale të Botërorit

14.12.2023 14:23

Të mërkurën në Herning të Danimarkës....

Të mërkurën në Herning të Danimarkës janë luajtur dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Kampionatit Botëror për hendbolliste. Fillimisht Suedia fitoi 27:20 ndaj Gjermanisë për të bërë vend në gjysmëfinale.

Çerekfinalja e fundit mes Danimarkës dhe Malit të Zi ishte shumë interesante. Danezet ishin vazhdimisht para, por lojtaret e Malit të Zi nuk janë dorëzuar deri në fund. Në fund ishin edhe disa vendime të dyshimta të arbitrave, ndërsa Danimarka fitoi me dy gola dallim, 26:24. Portierja daneze, Sandra Toft u shpall më e mira e ndeshjes.

Në gjysmëfinale, pas dy ditësh, takohen Danimarka me Norvegjinë dhe Suedia me Francën. Edhe gjysmëfinalet e Botërorit zhvillohen në Herning.