Liga e kampionëve, Borusia dhe PSG kaluan grupin e vdekjes
Pas ndeshjeve të javës së 6-të...

Pas ndeshjeve të javës së 6-të, të Ligës së kampionëve nga i ashtuquajturi grup i vdekjes në 1/8 e finales kaluan Borusia Dortmund dhe PSG. Supertëpasurit nga Parisi në ndeshjen e grupit “F” me Borusinë në “Signal Iduna park” u ndanë me barazimin 1:1.
“Milionerët” gjerman që më parë e kishin siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira.
Në ndeshjen e dytë të këtij grupi Milani në transfertë me 2:1 e mundi Neëcastle dhe në këtë mënyrë iu ndihmoi francezëve të kalojnë në fazën e garave me eliminime.
“Fillimisht do të thoja se jam shumë i lumtur. Sepse gjatë të gjitha gjashtë ndeshjeve që kemi luajtur në Ligën e kampionëve, ne kemi treguar një ide të qartë në çdo ndeshje. Tani ende jemi në fillim të ndërtimit të projektit, por më pëlqen qëndrimi i lojtarëve të mi. Ata luftojnë shumë edhe kur janë të frustruar. Në shkurt do të jemi shumë më të fortë.” – u shpreh trajneri i PSZh-sw, Luis Enrike.
Barcelona ka arritur të kualifikohet për në fazën e 16-shes së Champions League si e para në grupin H, pavarësisht humbjes në fushën e Royal Antwerp. Në “finale” e grupit H, atë mes Portos dhe Shakhtar, ishin portugezët që fituan të drejtën për të vazhduar më tej pas fitores 5-3. Atletico Madrid në 1/8 e finales shkon si skuadra e parë e grupit “E”, ndërsa Lacio si e dyta.
