Maqedoni

Grevë e Sindikatës së QShP-së, punonjësit kërkojnë paga më të larta

14.12.2023 14:47

Provimi profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional për të cilin janë regjistruar 700 kandidatë...

Provimi profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional për të cilin janë regjistruar 700 kandidatë nuk do të mbahet. Nuk do të ketë as trajnime bazë për kandidatët për drejtorë, trajnime të avancuara për drejtorë, testime ndërkombëtare dhe provimi i maturës shtetërore është sërish në rrezik. Qendra shtetërore e provimeve do të ndalojë disa procese që janë tashmë në zhvillim. Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve vazhdojnë grevën e pezulluar në maj të këtij viti. Qendra Shtetërore e Provimeve ka përgatitur disa ndryshime në kontratën kolektive, pas së cilës Ministria e Financave pret përgjigje edhe pas dy muajsh. Ende nuk ka asnjë përgjigje për kërkesën e re.
 
“Herën e kaluar greva ishte pikërisht para maturës, ndaj na akuzuan se duam të bëjmë shantazh. Matura do të jetë në rrezik edhe në këtë moment kur do të fillojmë grevën, sepse është një proces që ndodh gjatë gjithë vitit. Proceset e shumta në vazhdim do të ndalen. Nuk do të zbatohet trajnimi bazë për drejtorët, nuk do të fillojnë grupe të reja.”, - theksoi Emilija Boshkovska nga Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve.
 
Ajo shtoi se shtatë muajt e fundit kanë pasur bisedime direkte dhe indirekte me Ministrinë e Financave, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Arsimit.
 
“Gjatë kësaj periudhe kemi hartuar disa ndryshime në kontratën kolektive dhe pas dy muajsh kemi pritur përgjigje nga Ministria e Financave. Ne ende nuk kemi një përgjigje për propozimin e fundit dhe më në fund na është e qartë se e gjithë kjo ishte zvarritje dhe vendosëm që pavarësisht se nuk duam, do të duhet të riaktivizojmë grevën që ishte tashmë aktive në periudhën e mëparshme.”, - deklaroi Emilija Boshkovska nga Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve. 
 
Qendra Shtetërore e Provimeve kërkon që ata të kenë të ardhura minimale sa një mësues mentor, që është 25 për qind më shumë se pagat e tyre aktuale. Bëhet fjalë për 26 punonjës.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI