Antetokounmpo me rekord shënon 64 pikë
Milwaukee mposhti sot 140-126 Indiana...

Milwaukee mposhti sot 140-126 Indiana, duke iu bashkuar Boston në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.
Ndeshje e jashtëzakonshme e Antetokounmpo, që realizoi 64 pikë e 14 rebound, një përbindësh në fushë, i papërmbajtshëm. Ky është rekordi i tij personal. Philadelphia qëndron mes ekipeve pretendente në Lindje pas fitores 129-111 në fushën e Detroit.
Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 122-119 San Antonio, në një ndeshje të hapur deri në fund. Davis ishte protagonist, autor i 37 pikëve, ndërsa 30 pikët e Wembanyama për Spurs mbetën për statistikë.
Fitore të rëndësishme korri Houston, që mundi me rezultatin 117-104 rivalët e Memphis. Skuadra e Miami, falë 23 pikëve të Robinson, mundi 115-104 Charlotte.
NBA – Rezultatet:
Detroit - Philadelphia 111-129
Washington - New Orleans 122-142
Miami - Charlotte 115-104
Toronto - Atlanta 135-128
Houston - Memphis 117-104
Milwaukee - Indiana 140-126
San Antonio – L. A Lakers 119-122
Phoenix - Brooklyn 112-116
Utah - New York 117-113
