LPFM, Struga Trim Lum me sulmin, FC Shkupi me mbrojtjen më të mirë
Ka përfunduar gjysmë-stinori vjeshtor i këtij sezoni në elitën e futbollit vendor. Kur kanë kaluar 18 javët e para sezonale në pozitën e parë në tabelë do të dimëroj Struga Trim Lum, ndërsa në atë të fundit skuadra e Vardarit...

Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll me 12 skuadrat që kanë zhvilluar tanimë nga 18 ndeshje. Kampionët në fuqi Struga Trim Lum, pushimin dimëror do ta kalojë në pozitën e parë me 39 pikë dhe me sulmin më të mirë me 33 gola të shënuar.
Nga ana tjetër skuadra e Shkupit, e cila mban pozitën e dytë të renditje, në disponim ka mbrojtjen më të mirë në vjeshtë. Mbrojtja e “pëllumbave”, në 18 ndeshje kanë pranuar vetëm 10 gola. Shkupi në 18 javët e këtij sezoni mesatarisht ka pranuar nga 0.55 gola për ndeshje.
Sulmin më të dobët në sezonin vjeshtor e mban skuadra e Breras nga Strumica. Këta në 18 ndeshja kanë shënuar vetëm 13 gola me një mesatare prej 0.7 gola të shënuar për një ndeshje. Edis Spahiu është futbollisti i vetëm që në këtë sezonë ka shënuar 5 gola dhe ka luajtur për dy skuadra Tikveshin dhe aktualisht luan tek Gostivari. Të gjithë golat i ka shënuar në fanellën e skuadrës nga Kavadari.
Nga futbllistët e huaj sulmuesi i Voska Sport, Aleksa Marushiq është golashënues më I mirë I vjeshtës. Ai ia ka dalë të shënojë 11 gola. Pas tij është sulmuesi i Shkëndijës, Almir Aganspahiç me 7 gola. Të dy në sezonin vjeshtor në fanellat e skuadrave të tyre kanë luajtur nga 18 ndeshje. Vardari ka mbrojtjen më të keqe në elitë.
“Kuqezinjtë”, kanë pësuar shumë gola në 18 javë kampionat. Plot 27 rrjeta të pësuara dhe vetëm 15 të tundura.
Nga ana tjetër, çmenduria më e madhe është te fakti që Vardari, sezonin e shkuar në Ligën e Dytë kanë pësuar në 33 javë vetëm 20 gola, ndërsa në më pak se gjysmën e ndeshjeve të këtij sezoni kanë pësuar 27 gola.
Vardari mesatarisht pëson 1.5 gola për ndeshje, ndërsa vjet pësonte 0.6 gola për takim në 33 sfida. Së bashku me Vardarin, kurorën e më të këqijve e mban Bregallnica, me 25 gola të pësuar ose me minus 8 gola.
