Ekonomi
Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë, Bekteshi: Nuk do të ketë fatura më të larta
14.12.2023 15:18
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, siguron qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, siguron qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga një janari i vitit të ardhshëm. Bekteshi thotë se 45 për qind e konsumatorëve të energjisë elektrike janë pjesë e bllokut të parë dhe të dytë, ku do të ketë ulje të çmimit për rrjetin distribues, por jo dhe për bllokun e 3-të dhe të 4-të. Qytetarët me të hyra të larta dhe shpenzues të mëdhenj të energjisë elektrike duhet të paguajnë çmim real dhe jo të subvencionohen.
“Qytetarët të cilët rregullisht shfrytëzojnë energjinë elektrike që jetojnë në një shtëpi apo banesë tek ata do të ulet tarifa për rrjetin distribues. Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve që janë pjesë e bllokut të parë dhe të dytë do të paguajnë më pak për energjinë elektrike marrë parasysh dhe çmimin distribues. Ne nuk duhet subvencionojmë qytetarë që kanë të hyra të larta dhe harxhojnë energji sa një kompani. Ne duhet ta bëjmë të kundërtën, ata qytetarë të paguajnë çmimin real. Tarifa e lirë do të implementohet si masë, ndërsa çmimi distribues do të ulet për qytetarët e bllokut të parë dhe të dytë.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Sa i përket kërkesës së kompanive energjetike për rritjen e shpenzimeve, Bekteshi thotë se është Komisioni Rregullator për Energjetikë që vendos se në çfarë mase do të mbulohen shpenzimet e tyre.
GAZMEND REXHEPI
