Maqedoni

Petrovska: Personat në listën e zezë, alarm për vendin

14.12.2023 15:46

Të gjithë personat të cilët do të gjenden në listën e zezë amerikane...

Të gjithë personat të cilët do të gjenden në listën e zezë amerikane, është një alarm për institucionet e vendit se ndaj të njëjtëve duhet të shtrohet kontroll i shtuar, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Sipas saj, po punohet për ndryshime ligjore, të cilat duhet të mundësojnë marrjen e masave pa vonesë në vend ndaj personave që do të jenë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Evropian. Personalisht nuk shoh ndonjë prapavijë të keqe nga mesazhet e dërguara të ambasadores amerikane, Angela Ageler, lidhur me luftën kundër korrupsionit në vend, tha mes tjerash ministrja e Mbrojtjes, Petrovska, në Konferencën “Smart Ballkans”, të organizuar nga Qendra për hulumtime dhe krijimin e politikave.
 
“Ne, të gjitha këto porosi, të cilat po i dëgjojmë si nga ana e ambasadores së ShBA-së, si nga përfaqësuesit e tjerë amerikan, unë nuk shoh ndonjë prapavijë të caktuar, por përkundrazi mendoj se ato shkojnë në drejtim të asaj të cilën ne po e artikulojmë ndër vite. Korrupsioni është një pyetje serioze për sigurinë në vend, sepse nëse nuk kemi si shtet qasje ndaj të njëjtëve, nuk mund të dimë se ku po përfundojnë ato mjete dhe kë mund ta financojnë ato burime dhe ato mund ta destabilizojnë jo vetëm vendin tonë. Prandaj, unë pres që emrat të cilat do të jenë në këtë listë, ndaj të njëjtëve shteti të reagon më shpejtë.”, - theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
 
Risteska: OJQ, rol të rëndësishëm në promovimin e sigurisë
 
Drejtoresha e Qendrës, Marija Ristevska, theksoi se qytetarët dhe organizatat qytetare mund të kenë rol shumë të rëndësishëm në promovimin e sigurisë. 
 
“Mendoj se gjendemi në një moment shumë serioz dhe të polarizuar gjeopolitik, ku qytetarët dhe organizatat qytetare mund të kenë rol shumë të rëndësishëm në promovimin e sigurisë. Po ashtu do të prezantohen rezultatet e “Security Metar”, të cilën e ka përgatitur Këshilli Regjional, ku për herë të parë tregohet se krimi dhe korrupsioni, sulmet kibernetike, lufta ndaj sundimit të së drejtës, dhe marrëdhëniet ndëretnike janë pikat më të nxehta në Ballkan.”, - deklaroi drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Hulumtime dhe Krijimin e Politikave, Marija Risteska. 
 
Petrovska po ashtu ka shtuar se gjatë disa muajve të kaluar nuk janë regjistruar sulme kibernetike, të cilat do të mund ta kishin dëmtuar infrastrukturën tonë të sigurisë. Sipas saj, përgatitja profesionale e institucioneve të vendit dhe bashkëpunimi me vendet e ShBA-së, ka mundësuar që të mbrohemi si vend nga këto sulme. 
 
FITIM KRYEZIU