Botë
Samiti i Këshillit Evropian, temë kyçe, Ukraina
14.12.2023 16:02
Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor jo në maje të agjendës së Këshillit Evropian në ditën e parë të saj....

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor jo në maje të agjendës së Këshillit Evropian në ditën e parë të saj. Bisedohet në drejtim të propozimit për hapjen e negociatave me Ukrainës dhe Moldavinë dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Gjeorgjinë. Megjithatë Këshilli duhet t'i vërtetojë konkluzat e Samitit të një ditë të parë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Sa i përket vendit tonë, institucionet e BE-së me konkluzë se: Maqedonia e Veriut do të fillojë me fazën e dytë të negociatave, pasi të ketë përfunduar ndryshimet kushtetuese. Deklarata e Samitit të një dite më parë për vendin tonë potencon edhe implementimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Bullgarinë. Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Borrell, ripotencon rëndësinë e zgjerimit të Unionit.
“Zgjerimi është politikë e jashtme më e rëndësishme. Është kapaciteti i stabilitetit më i fuqishëm që e kemi, jo vetëm me Ukrainën, por edhe vendet kandidate në Ballkan. Pra, është shumë me rëndësi të ndërmerren vendime.”, - deklaroi diplomati i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Përveç mbështetjes ndaj Ukrainës, liderët e BE-së diskutojnë edhe situatën në Lindjen e Mesme, rishikimin e buxhetit afatgjatë të BE-së 2021-2027 dhe sigurinë dhe mbrojtjen. Udhëheqësit e BE-së gjithashtu pritet të vazhdojnë punën në përgatitjen e agjendës strategjike 2024-2029.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
