Botë

KB: Në Ukrainë jetën e kanë humbur 6.000 persona

23.03.2015 20:14

Numri i të vdekurve në Ukrainë është mbi 6.000 persona, theksohet në raportin më të ri të Zyrës së Kombeve të Bashkuara...

Numri i të vdekurve në Ukrainë është mbi 6.000 persona, theksohet në raportin më të ri të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për koordinimin e ndihmës humanitare (OCHA).
 
"Gjithsej, nga fillimi i konfliktit nga mesi i prillit 2014 deri më 19 mars të këtij viti, janë regjistruar 6.072 viktima të dokumentuar, ndërsa janë lënduar 15.345 persona në zonat e përleshjeve", theksohet në raportin e OCHA.
 
Para shtatë ditëve, OCHA njoftoi se 5.943 persona e kanë humbur jetën në Ukrainë, ndërsa janë lënduar 15.300./mia