Ekonomi

FIZhT-ja me mbi 138 milionë euro ka mbështetur 1,100 projekte, Halili: Do të zgjerohen dyert për ide inovative të të rinjve

14.12.2023 16:42

Me mbi 138 milionë euro investime të përgjithshme dhe mbështetje e bashkëpunim me mbi 1,000 kompani...

Me mbi 138 milionë euro investime të përgjithshme dhe mbështetje e bashkëpunim me mbi 1,000 kompani, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik shënoi 10 vjetorin jubilar të themelimit. Sipas drejtorit Festim Halili, investimi në zhvillimin e inovacioneve dhe teknologjive të reja është i domosdoshëm për krijimin e kompanive konkurruese në vend që do të jenë konkurruese edhe në nivel global, ndërsa fokus gjatë vitit të ardhshëm në fokus do të jetë mbështetja e investimeve të gjelbra në kuadër të projektit IPA. 
 
“Në veçanti jam krenar që në Indeksin Global të Investimeve, të Organizatës Botërore për pronësi intelektuale, e vërtetojnë përkushtimin tonë në zhvillimin e inovacioneve dhe kompanive kreative. Në vitin 2023 shteti u ngrit 12 vende, gjegjësisht në vendin e 54-të në krahasim me vendin e 66-të në vitin 2022, ndërsa në vendin e 9-të në listën me ekonomi më inovative në grupin e vendeve me të ardhura të larta-të mesme.”, - deklaroi drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili.
 
Ministri Kreshnik Bekteshi theksoi se investimi në inovacionet e sjella nga gjeneratat e reja dhe inspirimi dhe motivimi i tyre për vazhdimin e mëtutjeshëm të punës janë prioritet i Qeverisë dhe kjo bëhet me kualifikime profesionale.  
 
“Në demokraci, aty ku ne synojmë të shkojmë, në BE, ka principe dhe standarde tjera për të drejta të barabarta për të gjithë të rinjtë, dhe jo të rinjtë të ndahen nëse janë fëmijë të oligarkëve, të politikanëve apo dikujt tjetër. Fondi për Inovacione sot mbështet drejtpërdrejt qindra kompani, që i japin mundësi të rinjve, që në mënyrë të barabartë të jenë konkurrent në vend dhe jashtë vendit.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Përgjatë viteve të ardhshme, mbështetja e deritanishme nëpërmjet Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik duhet së paku të dyfishohet, ndërsa rezultatet të trefishohen, theksoi zëvendëskryeministri, Bytyqi. 
 
“FIZhT-ja sot mbush 10 vjet, por zhvillimin e tij real dhe pozitën e tij e mori në vitin 2017 kur programet e fondit u futën në kornizën e planit për rritje ekonomike. Nëse në vitin 2017 konkurrenca e kompanive vendore nga FIZhT-ja kanë qenë të mbështetura me 803 mijë euro veç më në vitin 2018 kur fillon realizimi i planit, kjo mbështetje rritet në 19 milionë euro.”, - u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik ka vizion të qartë dhe të ardhme të ndritur para vetes dhe do të vazhdojë të jetë vendi i parë, ku do të drejtohen të gjithë të rinjtë ambicioz, inovativ dhe që merren me biznes, ndërsa dyert e saj synojnë të zgjerohen, u theksua me këtë rast.
 
LEUNORA KALIQI