Botë

Samiti dyditor i Këshillit Evropian, zgjerimi, Ukraina, Lindja e Mesme tema kryesore

14.12.2023 18:18

Samiti dyditor i Këshillit Evropian me temë kryesore në drejtim të propozimit për hapjen e negociatave me Ukrainën...

Samiti dyditor i Këshillit Evropian me temë kryesore në drejtim të propozimit për hapjen e negociatave me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnjë Hercegoviën si dhe statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë. Këshilli Evropian duhet t'i vërtetojë konkluzat e samitit të një ditë më parë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Sa i përket vendit tone, institucionet e BE-së me konkluzëse: Maqedonia e Veriut do të fillojë me fazën e dytë të negociatave pasi të ketë përfunduar ndryshimet kushtetuse. Deklarata e samitit të një dite më parë për vendin tonë, potencon edhe implementimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Bullgarinë. 
 
Shefi për politikë të jashtme dhe siguri, Borrell, ripotencon rëndësinë e zgjerimit të unionit. Riafimrohet se vendi i Ballkanit Perëndimor  është në Bashkimin Evropian.
 
“Zgjerimi është politikë e jashtme më e rëndësishme. Është kapaciteti i stabilitetit më i fuqishëm që e kemi, jo vetëm me Ukrainën por edhe me vendet kandidate në Ballkan. Pra,  është shumë me rëndësi të ndërmerren vendime.”, tha Josep Borrell, diplomat i lartë i BE-së.
 
Vendet anëtare të unionit me qëndrime të ndara nëse Ukraina plotëson kushtet për fillimin e negociatave.
 
“Zgjerimi nuk është çështje politike por proces detajues i drejtë që ka parakushte. Sipas Komisionit Evropian, nga shtatë parakushtet, Ukraina nuk plotëson tre. Për këtë arsye nuk mundemi të bisedojmë për integrimin e Ukrainës tani.”, tha Viktor Orban, kryeminstër i Hungarisë.
 
“Ukraina dhe Moldavia meritojnë fillimin e negociatave. Nëse dikush e keqpërdorë principin e unanimitetit, atëherë do të ketë shumë zëra që pyesin se, përse akoma miratojmë vendim në bazë të konsensusit.”, tha Gitanas Nauseda, kryetar i Lituanisë.
 
Në samitin dyditor, liderët e BE-së diskutojnë edhe situatën në Lindjen e Mesme, rishikimin e buxhetit afatgjatë të BE-së 2021-2027 dhe sigurinë dhe mbrojtjen. Udhëheqësit e BE-së  gjtihashtu pritet të vazhdojnë punën në përgatitjen e axjendës strategjike 2024-2029. Konkluzat e Këshillit Evropian shpalosen, të premten, ditë e dytë të samitit. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU