Botë

Peru, 36 të vdekur në një aksident automobilistik

24.03.2015 14:22

Tre autobusë dhe një kamion janë përplasur mes tyre...

Autoritetet kanë bërë të ditur se njëri prej autobusëve po lëvizte në korsinë e gabuar. 
 
“Hetimet fillestare tregojnë se shoferin e autobusit që po lëvizte në korsinë e gabuar mund ta ketë zënë gjumi në momentin e aksidentit”- tha një prej drejtuesve të operacionit të shpëtimit. 
 
Aksidentet e trafikut rrugor janë të zakonshme në Peru, ku vetëm gjatë vitit 2010 janë raportuar nga OBSH-ja 2514 viktima nga aksidentet. Incidenti i fundit është më i rëndi i ndodhur që nga viti 2013, kur 51 persona mbetën të vdekur pasi një autobus përfundoi në greminë.