Maqedoni
Këshilli Gjyqësor: Do të zbatojmë rekomandimet e BE-së
14.12.2023 18:40
Pas Raportit të ekspertëve të BE-së për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor

Pas Raportit të ekspertëve të BE-së për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor, Këshilli Gjyqësor shpreh gatishmërinë t’i implementojë rekomandimet, që kanë të bëjnë me funksionimin e tyre. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, në një intervsitë ekskluzive për TVM-2, thekson se Këshilli Gjyqësor është i pavarur dhe se nuk ka asnjë lloj presioni politik. Për këto dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me kritikat dhe gjendjen e Këshillit Gjyqësorë ju ftoj të ndiqni intervistën e realizuar nga gazetarja, Florije Beluli Kamberi.
