Renditja e UEFA-s, Ballkani skuadra më e mirë shqiptare
14.12.2023 19:17
UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve....

UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka, vazhdon të mbetet skuadra më e mirë shqiptare në këtë renditje. Kampioni i Kosovës, mban pozitën e 157, ku ka 2.308 pikë, pas tyre në pozitën e 173 gjegjësisht 177 janë dy skuadrat vendore Shkëndija dhe Shkupi. Manchester City vazhdon që të kryesojë këtë renditje të veçantë dhe ruan vendin e parë me 141.000 pikë. Në vend të dytë qëndron Bajerni i Mynihut, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Reali i Madridit. Paris Saint-Germain qëndron në vendin e katërt, ndërsa menjëherë pas francezëve vjen Liverpool. Interi qëndron në vendin e 6-të, i ndjekur nga Leipzig, Chelsea dhe Manchester United. “Top 10” mbyllet me Romën.
Renditja e UEFA-s për Klube / “Top 10”
- 1) Manchester City 141.000
- 2) Bayern Mynih 136.000
- 3) Real Madrid 123.000
- 157) Ballkani 2.308
- 173) Shkwndija 1.200
- 177) Shkupi 1.200
