FIFA shpall finalistët për “Lojtarin e Vitit”

14.12.2023 19:19

FIFA si çdo vit po bëhet gati për eventin gala, ku do të japë çmimet për kategori të ndryshme....

FIFA si çdo vit po bëhet gati për eventin gala, ku do të japë çmimet për kategori të ndryshme. Së fundmi federata ka nxjerrë emrat e finalistëve për çmimin “Lojtari i Vitit”. Tre të nominuarit për këtë çmim janë Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Erling Haland.
 
Mbape arriti që të shpallet kampion në Francë me PSG-në dhe në finalen e Botërorit arriti të shënojë 4 gola. Ndërsa “Pleshti” fitoi Botërorin e tij të parë dhe kampion me PSG-në në Francë. Norvegjezi Haland është fitues i tripletës me Manccester Sitin, si dhe golashënuesi më i mirë në Premier Ligë.