Amerikani Bennett triumfoi në Val Gardena
14.12.2023 19:19
Skiatori amerikan, Bryce Bennett, shkëlqeu në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës...
Skiatori amerikan, Bryce Bennett, shkëlqeu në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Val Gardena të Italisë. Bryce Bennett ka shënuar fitore me ( numrin 34) kohë të kaluar për 1:23.80 minuta apo ka lënë pas për 3 qindtat e sekondës Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia. Për amerikanin Bennet, kjo është fitorja e dytë në Kupën e Botës. Ai shënoi fitoren e parë pikërisht në këtë pistë (Saslong) dy vite më parë. Karahas këtyre dy fitoreve Bennet, në Kupën e Botës, nuk ka asnjë podium, por në Val Gardena, dy herë ishte renditur më pozitën e katërt. Po ashtu për norvegjezin Aamodt Kilde (31-vjeçar), ky është podium i 43 në garat e Kupës së botës, ndërsa e 8 në Val Gardena, ku ka tri fitore në lëshim dhe dy në superxhi.
KB- Val Gardena - lëshim (m)
- 1. Bryce Bennett (SAD) 1:23.80 minuta
- 2. Aleksander Aamodt Kilde (Nor) +0.03
- 3. Marco Odermatt (Zvi) +0.05
- 4. Nils Allegre (Fra) +0.13
- 5. James Craëford (Kan) +0.32
- 6. Stefan Babinsky (Aut) +0.36
Odermatt kryeson renditjen e përgjithshme me 160 pikë, pasojnë Schëarz 160, Feller 124 pikë etj. Të premtën skiatorët po në Val Gardena, në program do të kenë garën e superxhisë, ndërsa të shtunën në program kanë edhe një lëshim tjetër, që duhet të zhvillohet në gjatësinë e plotë të pistës Saslong.