Botë
Uashington, Kongresi amerikan vendos që të dërgohen armë në Ukrainë
24.03.2015 14:24
Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi rezolutë me të cilën presidenti, Barak Obama...

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi rezolutë me të cilën presidenti, Barak Obama, është thirrur të dërgojë armë në Ukrainë, në mënyrë që shteti të mbrohet gjatë luftimeve kundër forcave pro-ruse.
Rezoluta është miratuar me 348 vota "për" dhe 48 "kundër".
Përfaqësues zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit theksojnë se në suaza të administratës së Obamës po bisedohet për një lloj të tillë të ndihmës, por pritet të shihet nëse marrëveshjet e shkurtit do të përmbushen.
Kryetari i Dhomës përfaqësuese, Xhon Boner, dhe një grup demokratësh dhe republikanësh në fillim të muajit e përforcuan presionin ndaj presidentit të SHBA-së për ta furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse vdekjeprurëse.
Një numër i madh i shteteve evropiane e kundërshtojnë një hap të këtillë të SHBA-së në drejtim të mbështetjes ushtarake për qeverinë ukrainase.
