Dita e dytë e Samitit të BE-së në Bruksel
Krerët e shteteve të vendeve anëtare të BE-së...

Krerët e shteteve të vendeve anëtare të BE-së vazhdojnë sot Samitin dyditor të Bashkimit Evropian , në kuadër të të cilit dje morën një vendim për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe i dhanë statusin kandidat Gjeorgjisë dhe vendosën që për Bosnjën dhe Hercegovina të mbetet rekomandim i kushtëzuar për fillimin e negociatave të anëtarësimit.
“Këto vendime janë marrë në kuadër të debatit për zgjerimin e BE-së, në kuadër të të cilit janë miratuar edhe konkluzionet për procesin, duke treguar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të kompletojë fazën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, sapo vendi të ketë zbatuar angazhimin e tij për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në përputhje me procedurat e tij të brendshme, siç thuhet në vendimet e Këshillit të BE-së të datës 18 korrik 2022. Këshilli Evropian i bën thirrje Maqedonisë së Veriut që të përshpejtojë përfundimin e këtyre ndryshimeve”, thuhet në dokument.Sipas njoftimeve, sot liderët do të debatojnë për situatën në Lindjen e Mesme, ku pritet të bëhet thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi dhe për të diskutuar se si të trajtohet situata alarmante humanitare në Gaza.
