Hungaria bllokon 50 miliardë ndihmë të BE-së për Ukrainën

15.12.2023 10:26

Bashkimi Evropian ka dështuar...

Bashkimi Evropian ka dështuar të arrijë një pajtim për një paketë prej 50 miliardë eurosh ndihmë për Ukrainën, pasi Hungaria vuri veton ndaj ndihmës gjatë ditës së djeshme. Veprimi i Hungarisë si goditje ndaj Kievit, vjen në kohën kur liderët e BE-së vendosën t’i hapin bisedimet për anëtarësimin e Ukrainën dhe Moldavisë në BE.

Hungaria do të mund të ndalojë procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian më vonë nëse është e nevojshme, meqë BE kishte marrë një "vendim të keq" kur vendosi të fillojë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës, tha kryeministri Viktor Orban, për radion shtetërore.

Liderët e Bashkimit Evropian vendosën të enjten t’i hapin bisedimet për anëtarësim në BE me Ukrainën dhe Moldavinë.Hungaria ka kohë të gjatë që e kundërshtonte nisjen e bisedimeve me Kievin, megjithatë, nuk e përdori veton ndaj këtij vendimi.Viktor Orban, i cili abstenoi nga vendimi i BE-së të enjten, tha në një reagim në rrjetin sociale  se vendi i tij nuk deshi "të marrë pjesë në një vendim të keq".Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t'iu bashkuar BE-së, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2024.