Izraeli shton bombardimet në Rripin e Gazës

15.12.2023 11:15

Tanket dhe avionët izraelitë kanë intensifikuar....

Tanket dhe avionët izraelitë kanë intensifikuar bombardimet e tyre në Rripin verior të Gazës, si dhe Khan Junis dhe Rafah në jug të enklavës palestineze. Katër persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe disa u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Khan Junis mëngjesin e sotëm.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve  njoftoi se dhjetëra njerëz u vranë ose u plagosën në sulmet ajrore izraelite në Kan Junis dhe Rafah gjatë natës. Ndërkohë, Forcat speciale të ushtrisë izraelite zbuluan në Rripin e Gazës trupin e Elijah Toledan, një të riu që u rrëmbye nga Hamasi.

Në një deklaratë të ushtrisë izraelite, thuhet se trupi u identifikua nga ekspertë të mjekësisë ligjore.Toledano u rrëmbye nga një festival muzikor në natyrë në Izraelin jugor, pas së cilës anëtarët e Hamasit e çuan atë në Gaza, ku aktualisht vlerësohet se mbeten më shumë se 130 pengje izraelite.