MPB nga Turqia ka marrë shenjat e Palevskit, pritet analiza e ADN-së

15.12.2023 11:35

Ministria e Punëve të Brendshme...

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi mundësi për  zgjerimin e  hetimit  për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit për të zbuluar me saktësi motivet e aktit të rëndë, tha ministri Spasovski . Ai shton se Turqisë i është kërkuar që të dorëzojë  linjat papilare, të cilat janë dorëzuar dhe do t'i dorëzohen Prokurorisë Publike dhe së shpejti pritet të arrijë materiali për analizën e ADN-së përmes asistencës juridike ndërkombëtare.

Edhe pse Maqedonia i posedon të dhënat biometrike për çdo qytetar të vendit, në këtë rrjedhë të procedurës është e nevojshme edhe nga i dyshuari Palevski i cili ka ikur në Turqi, shton Spasovski.

Të gjitha këto të dhëna nevojiten për të konfirmuar përfshirjen e të gjithë atyre që aktualisht janë të dyshuar dhe për të cilët janë ngritur kallëzime penale. Janë duke u analizuar rreth 70 kamera, nga të cilat janë nxjerrë të dhënat e tyre, të cilat po shqyrtohen dhe janë dorëzuar apo po dorëzohen në Prokurorinë Publike dhe mbi 50 incizime të bëra nga sistemi “Qytet i sigurt” - theksoi  Spasovski.