Futboll
Shaqiri me shokët gati për Estoninë
24.03.2015 14:30
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, me shokë janë të gatshëm për sfidën e të premtes (me 27 mars) kundër Estonisë...

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, me shokë janë të gatshëm për sfidën e të premtes (me 27 mars) kundër Estonisë, e cila luhet për eliminatoret për Euro 2016.
Futbollisti shqiptar me shokë ‘mprehin shpatën’ për estonezët dhe duan vetëm tre pikë e asgjë tjetër.
Atmosfera në kampin e Zvicrës është për lakmi dhe edhe më bukur se aty janë gjashtë shqiptarë. Xherdam Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili e Pajtim Kasami, një armatë që synon ta shkatërrojë Estoninë.
Ndeshja është e vlefshme e grupit E dhe luhet në Luzern në orën 20.45. Zvicra është në vend të tretë me 6 pikë, ndërsa Estonia dy pozita më poshtë me dy pikë më pak.
Zviceranët dy herë janë takuar me estonezët dhe që të dy herët i kanë dërmuar.
Me 16 gusht të vitit 1992 si mysafir fituan me 6:0 dhe me 17 nëntor të vitit 1993 si vendas demoluan me 4:0, ndeshje të vlefshme të asaj kohe për eliminatorët e Kampionatit Botëror.
